Djali i Trump takon Vuçiç, presidenti serb: Biseduam për raportet mes dy vendeve dhe çështjet ekonomike
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar me Donald Trump Jr. , djalin e presidentit amerikan Donald Trump.
Vetë kreu i shtetit serb ka dhënë detaje nga takimi me Trump Jr.
“Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr., djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme.
“Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, thuhet në një postim në llogarinë zyrtare të Vuçiç në Instagram.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



