E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Më në fund hapet tuneli i Murrizit, Tiranë-Peshkopi për 60 minuta!
Lajme

Foto/ Më në fund hapet tuneli i Murrizit, Tiranë-Peshkopi për 60 minuta!

Tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën është hapur sot për qarkullimin e automjeteve.

Përfundimi i rrugës së Arbrit dhe Hapja e Tunelit të Murrizit shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë nëse e krahasojmë me periudhën kur ky segment nuk ishte i hapur për qarkullim të automjeteve.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës.

Ndërsa në total Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 km, dhe do të  lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin. Rruga e Arbërit bëhet pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.