E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtetuesja ‘rrëzon’ kërkesën e Malltezit; llogaritë e çiftit Malltezi mbeten të bllokuara!
Lajme

Kushtetuesja ‘rrëzon’ kërkesën e Malltezit; llogaritë e çiftit Malltezi mbeten të bllokuara!

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e çiftit Jamarbër dhe Argita Malltezi që në nëntor 2024, kërkuan kthimin e pasurive të bllokuara për shkak të dosjes ‘Partizani’.

Kushtetuesja e ka zgjidhur në seancën e shqyrtimit paraprak padinë e bashkëshortëve Malltezi dhe ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare çështjen, duke lënë kështu të ngrira 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari në emër të Malltezit dhe aksionet e shoqërisë Home Plan.

Ky vendim i Kushtetuese lë në fuqi vendimet e gjykatave më të ulëta dhe për rrjedhojë, pasuritë e çiftit Malltezi mbeten nën sekuestron preventive të SPAK, raporton “TCH“.

Aprovimin për sekuestron që ndalon tjetërsimin e tyre, SPAK e mori dy vjet më parë, fillimisht nga dy Gjykata të Posaçme. Në fund në prillit  2024 e tha fjalën e saj edhe Gjykata e Lartë që rrëzoi rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish kryeministrit Berisha.

Vlen të theksohet se Malltezit, Kushtetuesja i ka hedhur poshtë edhe kërkesën që të shpallej si e papajtueshme masa e arrestit shtëpiak.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogari bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë bankare në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.

8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.

9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71

10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,

11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.

12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe

13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit

15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.

Kujtojmë se në tetor 2024, SPAK i ka dorëzuar GJKKO-së tetë të akuzuar, midis tyre ish kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin që dyshohen se u korruptuan nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili akuzohet edhe për pastrim parash.

SPAK thotë në dosjen “Partizani”, ish kryeministri ka kryer veprime aktive për miratim ligjesh me qëllim privatizimin e tyre sipas nevojave të pesë familjeve pronare tek të cilat përfshihet edhe Malltezi.

Prej pesë muajsh procesi po shqyrtohet ne fazën paraprake gjatë të cilës të pandehurit kanë kundërshtuar gjetjet e SPAK. Seanca e radhës do të jetë në 4 prill ku dhe pritet të vendoset nëse do kalojë apo jo “Partizani” në gjykim themeli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.