E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama po zë hapësirën e rrjetit me batuta për Lulin,sepse nuk ka çfarë premton më shumë se pasaportën europiane
Lajme

Rama po zë hapësirën e rrjetit me batuta për Lulin,sepse nuk ka çfarë premton më shumë se pasaportën europiane

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj Lulzim Bashës, përmes një videoje ku nuk i ka kursyer batutat ndaj ish-kreut të PD. Rama po mbush hapësirën në rrjet me lloj lloj përrallash sepse duket se në këto zgjedhje  me burgosjen e numrit DY  ErionVeliajt për korrupsion nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç batutave  me bufa  e kënetë.

Rama tha se kishte marrë një video nga Basha dhe iu përgjigj me sarkazëm: “Po mër Lul, si të mos pyes për ty, na thave sytë. Si thanë ‘vdiq Luli’, vetëm unë nuk e besova. Se ti je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top.”

Ai e ironizoi rikthimin e Bashës në skenën politike, duke thënë se misioni i tij për ta larguar nga pushteti vazhdon: “Shyqyr mo Lul dhe bravo euroatlantikëve që nuk të lanë vetëm. Kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton.”

Në fund, Rama e përmbylli me një tjetër batutë, duke thënë: “Jam trembur se ti do fitosh prapë o Lul. Po hallall se e meriton, vetëm bëhu i gjallë, mos m’u ndaj më tani. Forca demokratët euroatlantikë, erdhi dita. Rama ik!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.