E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plan për  Qeveri Besimi  por  edhe kushte maksimale për PD-në dhe opozitën
Lajme

Plan për Qeveri Besimi por edhe kushte maksimale për PD-në dhe opozitën

 6:26 – 02/05/2017

Presidenti në detyrë Bujar Nishani ka ftuar sot zyrtarisht Lulzim Bashën dhe Edi Ramën në takim në Presidencë për zgjidhjen finale të krizës politike. Negociatorët  Bylykbashi i PD-se dhe një sekretar i Ramës po bëjnë ecejake presidencë-kryeministri-PD për modalitetet e mbylljes deri ditën e nesërme të një marrëveshje nëse do të arrihet.

Nëse  do të dakortësohet një marrëveshje ajo duhet të marrë formë ligjore ne Parlament  i cili pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për disa ndryshime urgjente të Kodit Zgjedhor.

Pikat e marrëveshjes:

 1-Vendimi i KQZ për regjistrimin e listave të kandidatëve për deputet dorëzuar nga partitë e regjistruara do te apelohet në Kolegjin Zgjedhor dhe do rrëzohen për ti hapur rrugë edhe regjistrimit të partive të opozitës.

 2-Ndryshimi i Kodit Zgjedhor që jep garanci PD, por edhe partive të tjera dhe mundësia e një korrektimi të proporcional -mazhoritar

3- Dekret i ri i Presidentit Nishani për shtyrjen e zgjedhjeve me 16 korrik ose pak me vonë

 4-Rritje drastike e masave në Kodin Penal për blerjen e votave.

 5- Zgjedhjet në Kavajë do të shtyhen  në një ditë me zgjedhjet parlamentare.

 6-Drejtuesit e policisë do emërohen nga një komision parlamentar i përbashkët 

Ky projekt është në pykëpyetje të madhe sepse minimalisht PD-ja dhe opozita është e vendosur që të paktën zgjedhjet të bëhen me një Kryeministër  tjeter cilido që të jetë ai , por jo Edi Rama./Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.