E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama fton Dash Sulën në PS, pasi të heqë morrat e ‘kënetës’
Lajme

Rama fton Dash Sulën në PS, pasi të heqë morrat e ‘kënetës’

Kryeministri Edi Rama, i cili po mban një takim me kandidatë për deputetë të qarkut të Elbasanit, duket se i ka lënë një derë të hapur Dashnor Sulës, i cili nuk do të jetë pjesë e garës së 11 majit, pasi u la jashtë listave të PD.

Ndërsa po fliste për një Parti Socialiste të hapur dhe me diversitet në përbërje, Rama tha se pjesë e saj mund të jetë edhe Sula, por shtoi se “fillimisht duhet të “dezinfektohet” nga morrat e kënetës”.

“Duhet të jemi të hapur edhe për blutë. Vetëm kukumjaçkat dhe salamandrat nuk hyjnë sot. Edhe Dash Sula mund të jetë, por duhet të dezinfektohet fillimisht. Aty një njeri me ulërima për miletin dhe komunitetin e tij ishte, duhet t’i japim atë që meriton. Por duhet të heqë fillimisht morrat e kënetës, aty të mbyll morri”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.