Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të flasin në një bisedë me telefon për të diskutuar hapat e ardhshëm të një propozimi të armëpushimit të Ukrainës
Lajmi konfirmohet nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, pas telefonatës së Trump me presidentin rus Vladimir Putin një ditë më parë, në të cilën të dy diskutuan një armëpushim të kufizuar në luftën ruso-ukrainë.
Zelensky tha se do të fliste me Trump dhe tha se priste të dëgjonte më shumë rreth planeve të presidentit për zbatimin e një armëpushimi.
Trump po bën bisedime për ndalimin e luftimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, si pjesë e një marrëveshjeje më të madhe paqeje, që ai premtoi gjatë fushatës se mund të arrihet brenda disa ditësh.
Putin refuzoi një armëpushim të plotë gjatë një telefonate me Trump të marten. Zelensky thotë se do të flasë me presidentin amerikan më vonë për të mësuar detaje rreth telefonatës.
Zelensky tha se premtimi i Putinit pas telefonatës me Trump për të ndalur sulmet ruse mbi energjinë dhe infrastrukturën në Ukrainë ishte shumë në kundërshtim me realitetin, duke treguar për një sulm rus të martën në mbrëmje me 150 dronë kundër objektivave ukrainas, përfshirë objektet energjetike.
SHBA thotë se bisedimet për Ukrainën do të vazhdojnë të dielën.