E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i GJKKO lë në burg Safet e Behar Bajrin së bashku me Astmer Bilalin
Lajme

Apeli i GJKKO lë në burg Safet e Behar Bajrin së bashku me Astmer Bilalin

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur të lërë në burg Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Të tre janë arrestuar në lidhje me përfshirjen e dyshuar të tyre në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vrasja e Fatbardh Licit u krye në kushte të grupit të strukturuar kriminal, me dyshimin se Ibrahim Lici, i afërmi i tij, ishte përgjegjës për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana më 15 korrik 2018.

Më 10 gusht 2018, Fatbardh Lici u ekzekutua me breshëri automatiku ndërsa ndodhej në një lokal në lagjen Kiras të Shkodrës. Një person zbriti nga një automjet tip “Benz” pa targa dhe e qëlloi atë, duke e lënë të vdekur.P

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.