KQZ miraton 1.3 mln euro fonde për fushatën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë 1.3 milion euro fonde publike për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas vendimit të KQZ-së, fondet janë ndarë në bazë të përfaqësimit parlamentar të partive:
- Partia Socialiste (PS) – 65 milionë lekë
- Partia Demokratike (PD) – 44 milionë lekë
- Partia e Lirisë (PL) – 9 milionë lekë
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 milionë lekë
- Partia Republikane (PR) – 2.6 milionë lekë
- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 890 mijë lekë
- PDIU – 1.7 milionë lekë
- PBDNJ – 890 mijë lekë
- PAA – 890 mijë lekë
- PLL – 890 mijë lekë
- Nisma Thurje – 860 mijë lekë
Ky financim synon të mbështesë partitë gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa gara politike për zgjedhjet e 11 majit tashmë po i drejtohet një faze të rëndësishme.
Ndërkaq, në zgjedhjet e vitit 2021, partitë që garojnë këtë vit kanë marrë rezultatet si më poshtë:

Në zgjedhjet e 11 majit do të garojnë 53 parti në total, me disa prej tyre që janë pjesëmarrëse për herë të parë. Partitë që marrin pjesë renditen si më poshtë:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



