Blerta Tafani flet për skandalin në RTSH: Letrën ku ankohesha për ngacmimet e Pezës, e nxorri Këshilli Drejtues

Gazetarja, Blerta Tafani, në një intervistë për MCN ka folur për herë të parë për letrën që i dërgoi bordit të RTSH, ku akuzonte ish-drejtorin Alfred Peza se kishte treguar sjellje të papërshtatshme ndaj saj.

Tafani tha se i është drejtuar Këshillit Drejtues dhe ata ishin që e nxorrën letrën dhe shqetesimin e adresuar prej saj. “Iu drejtova këshillit drejtues dhe ata me nxorën letrën dhe shqetesimin e adresuar nga unë” – tha ajo.

Kujtojmë se vitin e kaluar gazetarja u përfol në media, pas publikimit të letrës që i kishte drejtuar bordit drejtuas dhe akuzonte drejtëpërdrejt Alfred Pezën për ngacmim seksual. Pas këtij skandali, Peza dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH.

Publikuar nga Publik Media