E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ I vihet flaka mbetjeve , 5 banesa rrezikohen nga zjarri
Flash

Vlorë/ I vihet flaka mbetjeve , 5 banesa rrezikohen nga zjarri

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit dhe ndotjen e ajrit me tym toksik.

Flakët kanë arritur të rrezikojnë 5 banesa që ndodhen afër fushës së mbetjeve.

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa janë në rrezik edhe disa banesa që ndodhen aty pranë.

Tymi i zi ka mbuluar qytetin e Vlorës dhe e gjithë zona kundërmon erë të rëndë prej mbetjeve.

Ky nuk është rasti i parë që fusha e mbetjeve të Vlorës përfshihet nga zjarri, pasi dhe në dhjetorin e vitit të kaluar është regjistruar një ngjarje e ngjashme. Specialistët theksojnë se një zgjidhje afatgjatë për këtë problem do të ishte largimi i mbetjeve në landfillin e Sherishtës.

Megjithatë, ky landfill ende nuk është i operueshëm, edhe pse muaj më parë autoritetet deklaruan se ka kaluar në pronësi të bashkisë dhe është shkëputur kontrata me subjektin privat. Situata e menaxhimit të mbetjeve në qytet mbetet problematike, pasi fusha e grumbullimit të mbetjeve nuk përmbush asnjë standard.

Ka dyshime se kryebashkiaku Ermal Dredha për të shpëtuar nga mbetjet dhe trajtimi i tyre ashtu siç duhet, jep urdhër për t’i djegur duke shkatërruar dhe ndotur natyrën e rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ky fenomen ka shkaktuar shqetësime të vazhdueshme për qytetarët dhe vizitorët, ndërsa kërkohet një ndërhyrje urgjente për të parandaluar shpërthime të tilla zjarresh dhe për të përmirësuar kushtet e menaxhimit të mbetjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.