E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Hoxha flet për lidhjet onlinë të Veliajt nga qelia  : Po të dalin të dhënat, opozita bën spektakël
Flash

Gazetari Hoxha flet për lidhjet onlinë të Veliajt nga qelia : Po të dalin të dhënat, opozita bën spektakël

Gazetari Artan Hoxha në një dalje televizive ka dhënë detaje nga arrestimi dhe hetimet për Erion Veliajn. Hoxha ka folur për çështjen e përdorimit të telefonit të një prej oficerëve nga kryebashkiaku Veliaj. Gazetari tha se telefoni i është dhënë në mirëbesim dhe jo nga frika.

Hoxha është ndalur dhe te përgjimet e bisedave që Erion Velaij ka bërë nga qelia, për të cilat tha se nëse publikoheshin, opozita do të kishte mundësi të bënte spektakël.

Gazetari Artan Hoxha tha dëmi më i madh që Veliaj mund t’i bëjë Ramës tani është të japë dorëheqjen dhe ta detyrojë të çojë bashkinë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Gjithashtu Artan Hoxha ka zbuluar se kryebashkiaku Veliaj ka bërë mbledhje me videocall nga qelia me stafin e tij.

“Ka bërë mbledhje me videocall me stafin e tij. Që kur ka dalë lista e Ramës për Tiranën, një pjesë të tyre i kam gjetur te qelitë. Tani nuk i shkon më njeri. Çdo gjë që ka përmendur Veliaj këto kohë i është kthyer kundër, çdo njeri po hetohet.

Çdo fjalë që ka thënë i është kthyer kundër. Kemi çështje të re, Veliaj është më tepër Konti Montekristos se sa se Jozef K.

Po të dalin të dhënat nga përgjimet opozita mund të bëjë spektakël. Veliaj nuk bëhet pendito. Erion Velaij s’të trembte fizikisht kur ishte kryetar bashkie, jo të të trembi me pranga. Efektivi ia ka dhënë telefonin në mirëbesim.

Po dha dorëheqjen Veliaj e dëmton Ramën, e detyron ta çojë bashkinë në zgjedhje të parakohshme. Veliajt i janë hequr puplat si zog fshati, tani diskutohet vetëm do ta pjekin në hell a ça do ta bëjnë. Është i mbaruar”, tha Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.