E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrin e  mbrojtjes e kërkojnë ushtar në Greqi
Lajme

Ministrin e mbrojtjes e kërkojnë ushtar në Greqi

Edhe 6 vite në “kërkim” nga Greqia  

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, për 6 vitet e ardhshme, nëse qëndron në territorin grek për më shumë se 30 ditë, do të ndalohet nga policia greke për t’u dërguar me detyrim në ushtri.Sipas legjislacionit grek, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për shtetasit grekë.

Rezulton se z. Pirro Vengu ka edhe shtetësi helene. Nëse deri në moshën 45 vjeç ai nuk kryen shërbimin ushtarak, autoritetet greke mund ta ndalojnë. Pas kësaj moshe, detyrimi për shërbimin ushtarak nuk aplikohet.Z. Vengu është aktualisht 39 vjeç, i lindur në vitin 1986.

Për të përfituar nga lehtësia që e përjashton nga ushtria, ai ka edhe 6 vite afat.Këto të dhëna janë bërë publike nga vetë Vengu në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ, si kandidat për deputet nga PS në qarkun e Vlorës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.