E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Ushtruan dhunë ndaj  39-vjeçarit në grup, përfundojnë në pranga dy persona
Lajme

Tiranë/ Ushtruan dhunë ndaj 39-vjeçarit në grup, përfundojnë në pranga dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pas dhunimit të një 39-vjeçari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç, dhe Xh. M., 32 vjeç, ndërsa nisi procedimi penal ndaj shtetasit S. M., 22 vjeç.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ku të arrestuarit sulmuan fizikisht 39-vjeçarin. Gjithashtu, një 29-vjeçar, i cili ndërhyri për të ndaluar dhunën, mbeti i lënduar lehtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.