E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Valiev shpallet kampion Europe në peshën 74kg në stilin e lirë
Lajme

Valiev shpallet kampion Europe në peshën 74kg në stilin e lirë

Mundësi i natyralizuar si shqiptar Chermen Valiev ka siguruar medalje ari, në Kampionatin Europian të Mundjes, në Sllovaki.

Valiev fitoi ndaj rusit Zaurbek Sidakov, duke u shpallur kampion i Europës në peshën 74kg të stilit të lirë.

Sfida ndaj Sidakov nuk ishte aspak e lehtë, ndeshje shumë e luftuar, por që në fund rezultati 4-2 bëri që Valiev të dërgojë Shqipërinë në majën e Europës.

Për përcaktimin e fituesit u desh rishikimi i pamjeve, ku pas këtyre të fundit festa i takoi e gjitha Valievit. Pasi i dhuroi në Paris Shqipërisë medaljen e parë olimpike, tani bën gjithçka  mirë edhe në Bratislavë, ndaj kundërshtarëve me emër dhe shumë përvojë.

Sa i takon rrugëtimit të Valiev,  në gjysmëfinale, ai triumfoi 6-0 ndaj azerit Aghanazar Novruzov, ndërsa në çerekfinale kaloi 10-0  Ramazan Ramazanov.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.