E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj reago nga qelia: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk
Flash

Veliaj reago nga qelia: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në ditën që shënon dy muaj nga ndalimi i tij me urdhër të SPAK, ndërsa a rrestimi u la në fuqi edhe nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm. Ai thekson se është mbajtur i izoluar pa akuzë konkrete, duke nënvizuar se nuk ka asnjë person që mund të dëshmojë se ai ka kryer ndonjë akt korruptiv.

Veliaj theksoi se i janë ndaluar mundësitë për të shprehur mendimin mbi procesin që po kalon, duke e quajtur atë “grotesk”. Ai shprehu bindjen se çdo veprim i tij ka qenë gjithmonë i ndershëm dhe ka ndihmuar të tjerët në punën e tij, duke theksuar se ende nuk ka pasur asnjë dëshmi që ta akuzojë.

Në postimin e tij, Veliaj shpreh mirënjohjen edhe për ata që kanë ndihmuar dhe i kanë qëndruar pranë familjes së tij.

Postimi i Erion Veliajt:

Të dashur miq,
Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë! Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar.

Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri. Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.