40 emigrantët nga Italia zbresin nga Anija “Libra” me pranga
Me pranga në duar, 40 emigrantët e përzgjedhur nga qendra të ndryshme paraburgimit në Itali, sipas një liste të përgatitur nga Departamenti i Emigracionit në Ministrinë e Brendshme kanë zbritur nga Anija Libra.
Anija e marinës italiane “Libra” u nis nga porti i Brindizit me 40 emigrantë në bord, me destinacion në Gjadër, qendrën e ndalimit dhe riatdhesimit të ngritur nga qeveria italiane në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



