E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi i  Palokës: Babai i këtij çyrykut, Kristaq Rama e mbylli në psikiatri Edin se dhunonte nënën e tij
Lajme

Rrëfimi i Palokës: Babai i këtij çyrykut, Kristaq Rama e mbylli në psikiatri Edin se dhunonte nënën e tij

Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombetar të PD-së, foli në lidhje me kryeministin Edi Rama, ofendimet e tij në fushatë dhe për arsyen pse i mban gratë afër.

Paloka u shpreh se Edi Rama rrihnte nënën e tij dhe babai i tij Kristaq Rama e mbylli në spital, sepse sillej keq në familje.

“Rama është djali i Kristaqit edhe e kemi kryeministër sot e 12 vite dhe nuk habitem me çfarë thotë Rama. Njerëz të mi shumë të afërt të gjakut kanë pasur lidhje me familjen e Ramës në atë kohë. Që në atë kohë diskutohej dhe fillimisht dëgjova për fatkeqësinë e Kristaq Ramës që kishte dy djem njërin të vogël shumë të mirë, por atë tjetrin çyryk. Kam dëgjuar shpesh kur vinte i afërmi im dhe thoshte ai gomari i Kristaqit prap kishte rrahur Netën mbrëmë. Një njeri që përgjërohet për gratë në Tiranë, por kjo historia që ka rrahur të ëmën dihej në të gjithë Tiranën.

Ky u përpoq ta mohojë dhe aty u tundova për herë të parë. Para dy muajsh doli dhe tha që më kanë akuzuar për këtë e për atë dhe që kam rrahur nënën time. Jo e ka rrahur, por shkonte me emtoma Neta në spital prej këtij kafshës. Në spital këtë e ka mbyllur Kristaq Rama në atë kohë, pikërisht prej kësaj që bënte në familje. Ky është Rama që përgjërohet sot për gratë. E gjithë arsyeja pse ai i do pranë gratë është, sepse i konsideron më të dobëta jo se i vlerson. Rama gratë i konsideron më të dobëta, qënie që mund t’i trajtoj ashtu siç i ka trajtuar edhe familjarët e tij. Prandaj i mban afër të largohen sa më shumë burrat”, tha Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.