Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.
Një nga qytetarët e pyet Ramën se kur do të bëjë një debat me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, një praktikë kjo e njohur para zgjedhjeve në shumë shtete.
Kreu i PS ka zgjedhur të përgjigjet me ironi, duke u shprehur se me bufin nuk mund të bëhet debat.
“Me kë të bëj debat me bufin e kënetës, je në vete apo jo? Aq më tepër kur bufi është në rrëshqitje e sipër”, tha ai, duke iu referuar kështu lapsuseve të bëra së fundmi nga kryedemokrati në takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve.
Komunikimin Rama e ka mbyllur me “Më 11 maj ka vetëm një fitues”.
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar rubrikën “Sy më sy” për të shfryrë të gjithë inatin dhe mllefin lidhur me ata që e kritikojnë, shprehin dyshime apo ngrenë pikëpyetje mbi të dhe rezultatin e 11 majit.
Rama shprehu bindjen se në 11 maj, “këneta” sikundër quan ai koalicionin e udhëhequr nga Sali Berisha, do të marrin rezultatin më të dobët zgjedhor. Por jo vetëm kaq, Rama ironizoi të gjithë ata që deklaronin heqjen e “non grata-s” për ish-kryeministrin.
“Meqë ra fjala, a ia hoqën nongratën bufit se nuk kam informacione”, ironizoi Rama.
“Ca problemi ke ti? Të kanë thënë që nuk shkoj dot në USA? Kush ta ka thënë, non grata? Nuk e përmend më non gratën se s’kam pas arsye dhe nuk jam duke bërë këtë sot me këtë komunikim. Në këtë kohë dhe në këtë rrugë drejt finisht ku ka gjëra më të rëndësishme se non grata.
Meqë ma përmende, ore a u hoq ajo non grata. Si keni fytyrë që pasi i thatë shqiptarëve do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë në USA apo jo, o pika-pika.
Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri. Kur do të besojë njeriu budallëkun, beson budallëkun nuk ke fare çfarë i bën prandaj të verbrit më të mëdhenj janë ata që kanë sy e shikojnë apo ata që kanë sy e s’do të shohin”, tha Rama.
Në vijim, Kryeministri është pyetur sepse nuk bën debat me Sali Berishën në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
“Me kë të bëj debat me bufin e kënetës, je në vete apo jo? Aq më tepër kur bufi është në rrëshqitje e sipër”, tha ai, duke iu referuar kështu lapsuseve të bëra së fundmi nga kryedemokrati në takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve.
Gjatë bashkëbisedimit, Rama ironizoi opozitën teksa tha se ata s’dinë të bëjnë opozitë por vetëm të vetëshkatërrohen.
“Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se këtal. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej”, u shpreh Rama.
Pavarësisht se sondazhet favorizojnë Partinë Socialiste, madje edhe një sondazh i fundit i publikuar në Top Channel, mbrëmjen e së hënës, Kryeministri u shfaq i sëkëlldisur nga komentet dhe opinionet e panelistëve.
“Kishte dalë ky sondazhisti i Trump në një nga kanalet televizive dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë në fushatën amerikane. Ishte kundër rrymës ndërkohë që shumica dërrmuese e sondazheve jepnin Kamala Harris fituese, ky këmbëngulte në të kundërt edhe pse marzhet ishin shumë të ngushta dhe në fund i dolën parashikimet e tij. Thashë hajde të shohim njëherë se si e sheh ky Shqipërinë dhe ai kishte inserte disa minuta. O Perëndi e madhe çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh dhe dëgjon populli shqiptar mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Një tmerr, merreni me mend një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti ‘Ne jemi realisht më të mirët në Shqipëri, e them pa asnjë rezervë, sepse punojmë çdo muaj prej vitit 2007 me sondazhe dhe anketime dhe e dimë se çfarë mendon opinioni publik prandaj dhe unë nganjëherë kur vjen dita jam në gjendje të bëj “parashikimet”, por janë lexime të opinionit për prirjen e votës dhe kemi kapacitetin që t’i lexojmë dhe kuptojmë fare mirë sondazhet e tjera. Në një pasqyrë të tij zotëria thoshte se vendi po shkonte në drejtimin e duhur, 50% mendonin kështu.
Ç’më kanë dëgjuar veshët me disa individë që nuk e di se çfarë i motivon që çohen në mëngjes. Nëse ushqejnë trurin gjatë ditës dhe fillojnë e bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik dhe social, personazheve politike dhe sociale dhe popullit. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Njëri më i pabesueshëm se tjetri. Një konkluzion ishte që populli është i sëmurë që mendojnë se ky vend po shkon në drejtimin e duhur, një tjetër ishte që ose këtu ka një autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që çdo natë flasin nga këto çmendurish. Këta s’e kanë idenë se çfarë është autokracia, dhe s’do ju binte radha të dilnin në Tv, por as të kishin kompjuter nëse do ishim në autokraci. Një konkluzion tjetër është se Rama i ka blerë. Këta që mua më hidhen në fyt dhe pse e them se gjysma e burrave janë çyryk në sensin metaforik. Nuk flas për kusht klinik, të shkosh pas kënetës je gjysmak. Gjysma tjetër janë ok.”, tha Rama.