E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Goditjet” e SPAK nga PS, Rama: Jam ballëlartë!
Lajme

“Goditjet” e SPAK nga PS, Rama: Jam ballëlartë!


Edhe në këtë takim elektoral Edi Rama u ndal te drejtësia dhe ‘goditjet’ majtas, kur tha se nga ana njerëzore ndihet keq, por nga ana morale dhe për besimin që populli i ka dhënë me votë, ndihet ballëlartë.
“Ne shpatën e drejtësisë e dorëzuam! Altin Dumanin të tërë e njihni dhe e respekton shumicë dërrmuese dhe me të drejtë, po ai nuk lindi dje!”, tha Rama gjatë një takimi me pensionistët në Gjirokastër.

“Nga pikëpamja njerëzore jam i keqardhur, nga pikëpamja morale ndaj jush dhe atyre që më kanë dhënë votën, jam ballëlartë. Nuk të çon qeveria në burg, nuk bën qeveria hetime dhe përgjime, janë punë të drejtësisë. Shtëpia jonë është krijuar për të qeverisë, çuar njerëz në parlament, dhe në shtëpinë tonë kush bën gjëra të paligjshme duhet të ndëshkohet, jo nga partia por drejtësia.

Ne më shumë seç ishim do jemi, sepse historia e kësaj partie është një bie mijëra ngrihen”, tha kreu i PS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.