E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO lë në burg shefin e Rrugores dhe dy zyrtarët e policisë
Lajme

GJKKO lë në burg shefin e Rrugores dhe dy zyrtarët e policisë

GJKKO ka lënë në burg shefin e Policisë Rrugore Roven Zeka dhe zyrtarin e Policisë Sokol Novaku si dhe efektivin Edison Tabaku.

Më herët SPAK-u ka sqaruar se si është zbuluar rasti i korrupsionit ku janë përfshirë tre zyrtarët e policisë, ku në një aksident të ndodhur disa ditë më parë, zyrtarët u kanë kërkuar para familjarëve të njërit prej personave të përfshirë në aksident.

Më konkretisht, kanë kërkuar 2 mijë euro për të mos arrestuar personin që shkaktoi aksidentin, si pasojë e të cilit 5 persona përfunduan në spital.

Gjatë kontrolleve të kryera ndaj tre zyrtarëve, janë gjetur dhe sekuestruar 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.

Tre zyrtarët e policisë arrestohen për korrupsion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.