Gazment Bardhi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, ka reaguar ashpër ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku përmes një postimi në Facebook.
Ai ironizon shqetësimin e saj ndaj premtimeve të opozitës, duke thënë se ndërkohë vetë Balluku ka “tronditur” SPAK-un me dosjet dhe të dhënat që janë zbuluar në hetime.
Bardhi akuzon Ballukun për përfshirje në afera të shumta dhe i kundërpërgjigjet për deklaratat e saj ndaj opozitës, duke shtuar se nuk duhet të shqetësohet për planet për të trajtuar minatorët dhe naftëtarët me status të barabartë.
Në fund të reagimit, Bardhi e këshillon Ballukun të mos përmendë Zotin në deklaratat publike, duke shtuar me ironi se do t’i duhet ta thërrasë në ndihmë kur të përballet me drejtësinë dhe, sipas tij, të përfundojë në burgun e grave në Pojskë.
Postimi i Gazment Bardhit:
Qenka shastisur Ms. BelaMafia nga fjalimi i Sali Berishës në Fier! O Belinda, po ti ke shastisur një SPAK të tërë dhe na bën si e virgjër nga firma.
Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms. BelaMafian dhe kjo shastiset pse ne do të trajtojmë njësoj me status si minatorët, dhe naftëtarët!
Sa për aperitiv fundjave këto:
🔗50 milionë euro të avulluar tek Tuneli i Llogarasë
🔗180 milionë euro të djegura për shitblerjen e energjisë
🔗45 milionë euro të djegura me “Tigri 1” dhe “Tigri 2”
🔗70 milion euro korrupsion për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Tiranë.
Ms. BelaMafia, lëre Zotin rehat sonte. Thirre në ndihmë, kur të të vijë radha për të zënë qelinë në burgun e grave në Pojskë!