Kryeministri Edi Rama parashikoi sot nga Kuçi se në zgjedhjet e 11 majit PS do të marrë nga 78 mandate deri në 88 deputetë në rastin më të mirë.
Lidhur me këtë deklaratë të Ramës, reagoi sot kreu i PD-së Sali Berisha.
“Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që, shqiptarët të kanë prerë biletën. Të pret McGonigali, mezi po të pret, me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllë vertebrore me të”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.