E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të numëruara mbi  93% e votave, PS  merr 82 deputetë, PD merr 34%
Lajme

Të numëruara mbi 93% e votave, PS merr 82 deputetë, PD merr 34%

Kur janë numëruar mbi 4953 kuti nga 5225 në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.14 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 686 mijë vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.43% ose rreth 454 mijë vota në të gjithë vendin dhe 54  mandate në Parlament.

Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.50%, duke marrë 46165 vota dhe një mandat në Kuvend.

Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar 271 kuti, PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.