Një incident është regjistruar në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku është goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
U raportua se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë incident.
Rikujtojmë se në Tiranë janë numëruar 839 nga 1282 kuti votimi për votat preferenciale. Më i votuari në Tiranë deri tani është Blendi Gonxhja, me afro 16 mijë vota, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe senatorët e PS-së, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Orndaldo Rakipi që gjithashtu ka marrë një numër të konsiderueshëm votash