E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja e Orest Sotës blen me tender 264 auto-mjete në gjendje pune  170 $ / makinë
Lajme

Familja e Orest Sotës blen me tender 264 auto-mjete në gjendje pune 170 $ / makinë

Makina luksoze të bllokuara nga policia rrugore , prokuroria apo antikondrabanda qe jane ne ruajtje  kanë dalë në shitje me një shumë qesharake për vetëm 5 milionë lekë të reja. Tenderin  e fiton firma e  Orest Sotës. Firma “IKONA” me fondin 4,9 milione leke eshte shpallur fituese e tenderit. Njoftimi qe mban nr 44 ne Fletoren Zyrtare njofton detajet mbi tenderin.

Kujtojmë se  Orest Sota  u kap me 860 mijë euro dhe dy patentat e ish ministrit Saimir Tahiri  tani në  tetor  2017 dhe  kishte fituar shumë tendera nga ish ministri Tahiri.

Sipas dokumentave te tenderit  familja Sota për gjithsej 5 milionë lekë, do te bleje  264 auto-mjete në gjendje pune pra 170 $ .
Midis tyre ka dhe makina luksoze!!! Drejtori që po kryen veprimet si në kohën e Tahirit dhe Xhafës është Irfan Dashi Kryetar i PS Kombinat!

Kompania e familjes Sota, IKONA Sh.P.K. ka fituar në datën 11 dhjetor 2017, një tender shtetëror për blerjen e 264 mjeteve motorike për skrap.
Mjetet janë blerë nga Rezervat e Shtetit pas vlerësimit nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, e cila i kategorizoi ato si jashtë gjendje për punë. Ka akuza  drejtorine Rezervave të Shtetit, Irfan Dashi, për abuzim me vendimin.
Në njoftimin e tenderit të botuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, thuhet se mjetet kanë qenë jashtë funksionit dhe janë shitur për hekur.
Orest Sota është një nga personat nën hetim për Dosjen Tahiri, pasi u kap në makinë me 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm.
Njoftimi
Në ankandin me NR.REF.52A/2017, njoftimi i publikimit të së cilit është botuar në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 44 datë 06.11.2017, faqe 329-330 të APP-së, me objekt: “Shitje 134 mijë e 303 kg skrapi i përftuar nga 264 mjete motorike jashtë funksioni dhe kategorizuar për skrap nga komisioni i kategorizimit” të APP-së me vlerë fillestare 4.088.183 (katër milionë tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre lekë) lekë me TVSH, morën pjesë Ofertuesit:
a) CEKREZI METAL SH.P.K. me ofertë në 4.110.000 (katër milionë e njëqind e dhjetë mijë) lekë me TVSH , për objektin e shitjes se këtij ankandi.
b) Shijaku SH.P.K. me ofertë në vlerën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH
c) Ikona SH.P.K. 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzet) lekë me TVSH,
Pas zhvillimit të procedurës së ankandit të sipërcituar ofertuesit, rezultuan të suksesshëm
Shijaku SH.P.K. me ofertë në vlerën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH
Ikona SH.P.K. 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzet) lekë me TVSH,
Nuk u kualifikua, oferta e Subjektit “CEKREZI METAL” SH.P.K., pasi dokumentacioni pjesë përbërës i ofertës (zarfit të dorëzuar) së paraqitur nga kandidati/ofertues “Cekrezi Metal” Shpk., nuk plotësoi mjaftueshëm të gjitha kërkesat e përcaktuara nga Autoriteti Shitës në DSA dhe paraqitet me të meta si më poshtë: ” Deklarate për gjendjen financiare nga një ose me shume banka që kandidati/ofertues zotëron në banke një shumë të barabartë me vlerën fillestare të lotit që konkurron, lëshuar jo me pare se 5 dite nga data e hapjes se ofertave”.
Sa më sipër, klasifikimi përfundimtar, për këtë procedurë ankandi rezulton si më poshtë:
– Në vendin e parë, i kualifikua ofertuesi “Ikona” SH.P.K., me vlerë 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzetë) lekë me TVSH.
– Në vendin e dytë, u kualifikua ofertuesi “Shijaku” SH.P.K., me shumën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH.
Subjekti “IKONA” SH.P.K., ftohet të lidhë kontratën e shitjes publike, brenda 10 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi (data 21 dhjetor 2017). Mosparaqitja, për lidhjen e kontratës përbën kusht për konfiskimin e sigurimit të ofertës.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.