Rezultatet paraprake nga votimi i diasporës shqiptare që jeton në Greqi, për qarkun e Tiranës, po ngjallin shqetësim dhe dyshime serioze mbi integritetin e procesit.
Në kutinë e parë të hapur, Partia Socialiste ka marrë 250 vota, ndërsa Partia Demokratike vetëm 43 vota.
Ndërkohë, edhe në kutinë e dytë – e cila përfshin gjithashtu vota të emigrantëve nga Greqia për Tiranën – shifrat janë thuajse identike: 240-250 vota për PS dhe 40-43 vota për PD.
Përqindja mbetet konstante: rreth 14% për PD dhe pjesa tjetër për PS.
Kjo ngjashmëri e pazakontë mes kutive ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e një mekanizmi të qëllimshëm të mbushjes së kutive, përmes një inxhinierie elektorale të mirëorganizuar.