Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat u shpreh i bindur se sipas tij, në zgjedhjet e 11 maji janë punësuar njerëz dhe janë dhënë hektarë më kanabis për të blerë vota.
Sipas tij, akte të tilla rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit, ndërsa shtoi se krimi i organizuar ka ndërhyrë në 20 bashki të vendit, për persona sipas tij anonim, si Sara Mila dhe Arkend Balla.
‘U paraqitën vendimet e qeverisë 100 euro për votë për çdo pensionistë, u falën 200 milion euro, punësime për votë, dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë, janë këto akte të cilat rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit.
Pa llogaritur këtu ndërhyrje e krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe 10 qarqe. Rezultatet kulmuan me më të votuarit, persona anonim si Sara Mila, Arkend Balla, e të tjerë. Në totalitet, do të përmbledh se çfarë ishin zgjedhjet në Shqipëri me fjalët e një miku të çmuar të Shqipërisë. Zgjedhjet në Shqipëri deklaroi ai, ishin të njëjta me ato që kisha parë në Zambia të diktatorit…
U them shqiptarëve se ku hap i parë i rëndësishëm në mbrojte të votës së tyre, që vinte pas një seri aktesh madhore të mishëruara me 4 rezoluta që dënojnë narkoregjimin e Ramës, ishte një vazhdimësi dhe sukses në realizmin e qëllimit tonë.
Beteja për mbrojtën e votës do zhvillohet në Shqipëri dhe jashtë saj. Zgjedhjet janë proces sa kombëtare dhe ndërkombëtar. Jemi të angazhuar për të mbrojtur dhe për të rikthyer të drejtë për të votuar si qytetarët të lirë. Ky është qëllimi i PD dhe opozitës së vërtetë shqiptarë.’, tha Berisha.