E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar
Flash

Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Teksa numërimi i votave nga Diaspora po vijon, sidomos atyre të ardhura nga Greqia, PS thellon rezultatin me votat nga jashtë me mbi 47 mijë vota ndaj PD.

Votat e Greqisë për qarkun Lezhë po ngushtojnë diferencën mes PD, që deri më tani ka 4 mandate, dhe PS e cila ka marrë 3 mandate. Kjo ka bërë që PD të kërkojë rinumërim duke kontestuar rezultatin.

Në vend të tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet. Të tjera subjekte politike kanë marrë përqindje dukshëm më të ulëta.

Deri në këtë fazë janë numëruar 162,788 zarfe nga gjithsej 195,007 të parashikuara. Numërimi i votave të Greqisë nisi mëngjesin e kësaj të shtune pas vendimit të djeshëm të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, pasi kishin mbetur peng që prej të dielës ku u mbajtën zgjedhjet për shkak të pretendimit të PD për manipulim.

Por PD, edhe pse ka dërguar komisionerë që po monitorojnë procesin e numërimit të këtyre votave të ardhura nga Greqia, doli me një deklaratë se do t’i kontestojnë dhe do të kërkojnë që të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.