E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri në mes të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari që i mori pistoletën policit! Procedohen edhe 2 motra dhe 3 të rinj
Flash

Sherri në mes të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari që i mori pistoletën policit! Procedohen edhe 2 motra dhe 3 të rinj

Është vënë në pranga nga policia e Tiranës një 23 vjeçar, ndërsa në gjendje të lirë ka nisur procedimi për dy motra dhe 3 të rinj të tjerë, pas përfshirjes në një sherr të dhunshëm një ditë më parë në kryeqytet.Konkretisht u arrestua shtetasi K. K., 23 vjeç, dhe u proceduan në gjendje të lirë për shtetasit L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe (motra), Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç.Dje, në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, 23-vjeçari është konfliktuar me shtetasit Sh. Ll., K. H. dhe K. N. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. K. ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, shtetasin Sh. Ll.Gjithashtu, shtetasi K. K., gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra me tej.Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe 2 shtetaset, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë, sqaron policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.