Fatmir Xhafaj e quan garë e vështirë dhe konkurruese! Votat, të vërteta dhe të sinqerta

Fatmir Xhafaj, i cili fitoi mandatin në listën e hapur të PS-së në qarkun Tiranë, ka reaguar duke falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.

Ata e kanë përshkruar garën të vështirë dhe konkurruese, duke thënë se në fund ia doli me sukses.

“Ishte një garë e vështirë, shumë konkuruese, me sfida të shumta e në disa aspekte jo dhe shumë  e barabartë, por dhe një proces me sulme të ulëta nga disa individ që nuk nguruan të lëshonin edhe kësaj radhe në ndonjë media breshërinë e shpifjes dhe baltës ndaj meje me një qëllim të vetëm se si të isha humbës në këtë garë. Po ne ja dolëm me sukses duke fituar mbi ta dhe mbi të gjitha pengesat e ngritura!”, shkruan ai.

Ndër të tjera tha të gjitha janë “vota të vërteta dhe të sinqerta, votë e kërkuar me përunjësi dhe respekt, votë e dhënë me zemër nga plotë 13.673 zgjedhës.”

Publikuar nga Publik Media