Maduro: Mafia shqiptare po destabilizon Venezuelën, dërgoi mercenarë që të vinin bomba

“Janë kapur 38 mercenarë të rinj. Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin ka dërguar disa mercenarëve të saj të trajnuar për të vendosur bomba në Venezuelë. Janë kapur. Janë të mafies shqiptare…”, deklaroi Maduro para krerëve të ushtrisë në Karakas.

Ai vazhdoi akuzat duke përmendur edhe trafikantët e drogës kolumbianë dhe presidentin e Ekuadorit, Daniel Noboa, si pjesë të të njëjtit komplot. Këto deklarata erdhën në të njëjtën kohë kur u njoftua pezullimi i menjëhershëm i fluturimeve mes Kolumbisë dhe Venezuelës, duke ndikuar qindra pasagjerë dhe kompani ajrore që operonin në këtë linjë.

Publikuar nga Publik Media