Elona Caslli
Nuk e njoh fare zotninë që ke shkarkuar nga puna, por më mjafton kjo shkresë për tē kuptuar se është direktivë partie dhe sajesë e turpshme.
Pse them se më mjafton kjo shkresë?!
Se në hartimin e shkresave, ju rilindasit, jeni pallat fabrikat Benet.
Domethënë zotëria nuk shkarkohet për korrupsion, por sepse ka braktisur sektorin e kullimit dhe të ujitjes dhe kjo ka sjellë pasoja të rënda sipas shkresës sate Benet.
Me ka qëlluar gjatë punës sime, të kem titullarë socialistë ( jo rilindas) dhe titullarë të djathtë të konvertuar në rilindas gjatë rrugës, ku hyn edhe ti Benet. Besomë se kategoria e dytë është shumë më e egër se kategoria e parë. Jeni më partizanë se partizanët.
Tani o Benet, a më thua vallë se sa rrezikohej Pushteti Popullor Socialist nga një teknik i mesëm në sektorin e kullimit dhe ujitjes?!
Turp e faqja e zezë!
Të ta them unë pse e bërë Benet?! Për ta bërë shembull. Për të dhënë mesazhin se kushdo që nuk do Partinë tënde, e pret një stinë në ferr.
Post Scriptum- Të hedhësh një kryefamiljar në rrugë vetëm se nuk i bindet orientimit tënd partiak, është akt paburrërie dhe besomë Benet teksa të them që nuk ka pamje më të neveritshme se një burrë i zhburrëruar.