Vëllai i truprojës së Berishës pjesë e grupit të kokainës; shpallet në kërkim Redi Tusha

SPAK dhe anti-mafia italiane zhvilluan një operacion të përbashkët kundër grupeve kriminale që trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe heroine, sikundër pastronin edhe paratë e siguruara nga aktivitetet kriminale.

Më konkretisht është goditur grupi i Elvis Doçit, apo i njohur si Visi i Pojës, ndërsa janë firmosur 29 masa të firmosura nga GJKKO.

Mes personave që janë shpallur në kërkim është edhe vëllai i Ervis Tushës, njëri prej truprojave të Sali Berishës. Bëhet fjalë për Redi Tushën nga Shijaku.

Operacioni ‘Ura”, vëllai i truprojës së Berishës

Referuar dosjes së autoriteteve italiane, Redi Tusha, vëllai i truprojës së Berishës, akuzohet për trafik droge në dy raste.

“Në veçanti, falë ndërmjetësimit të Gerti Aliut, i cili nga Shqipëria siguronte kontaktet me trafikantin shqiptar të drogës Redi Tusha dhe vendoste me të afatet dhe mënyrën e dërgimit të drogës në Itali, bazuar në të dhënat e ofruara përmes telefonit nga Leonard Shakaj, i cili kishte për detyrë ndërmjetësimin në komunikimet me korrierin, Erigels Presi priste në Fasano (Brindisi) lëndën narkotike, e transportuar fizikisht nga bashkëkombësi Arsen Leskaj, i cili e fshihte atë në automjetin e tij”, thuhet në dosjen italiane.

Pjesë nga dosja

“Për veprën penale të parashikuar nga nenet 61 pika 2, 61 bis, 110 k.p. dhe 73 paragrafët 1 dhe 6, si dhe 80 pika 2 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 309/90, e kryer me qëllim për të zbatuar programin kriminal të përshkruar në pikën B, sepse në bashkëpunim mes tyre dhe duke përfituar nga kontributi i një grupi kriminal të organizuar të angazhuar në veprimtari kriminale në më shumë se një shtet, importonin nga jashtë, mbanin dhe transportonin në Itali një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike prej 2 kilogramësh heroinë “të pastër” të llojit të ashtuquajtur “banana”, e ardhur nga Shqipëria, e blerë me një çmim total prej 34.000 euro në para cash, e destinuar për përpunim dhe shitje në Itali.

Në veçanti, falë ndërmjetësimit të Gerti Aliut, i cili nga Shqipëria siguronte kontaktet me trafikantin shqiptar të drogës Redi Tusha dhe vendoste me të afatet dhe mënyrën e dërgimit të drogës në Itali, bazuar në të dhënat e ofruara përmes telefonit nga Leonard Shakaj, i cili kishte për detyrë ndërmjetësimin në komunikimet me korrierin, Erigels Presi priste në Fasano (Brindisi) lëndën narkotike, e transportuar fizikisht nga bashkëkombësi Arsen Leskaj, i cili e fshihte atë në automjetin e tij.

Lënda narkotike, të cilën Erigels Presi do ta përziente (për ta holluar) në banesën e tij në Bari me ndihmën e Genci Telollari dhe Massimiliano Fiore, do të ishte më pas e destinuar për t’u shitur te persona të përfshirë në organizata të përkushtuara ndaj veprimtarive të shpërndarjes së drogës, që operonin në territorin e Barit dhe provincës së tij.”

nga nenet 61 pika 2, 61 bis, 110 k.p. dhe 73 paragrafët 1 dhe 6, si dhe 80 pika 2 të D.P.R. 309/90, e kryer me qëllim për të zbatuar programin kriminal të përshkruar në pikën B, sepse në bashkëpunim mes tyre dhe duke përfituar nga ndihma e një grupi kriminal të organizuar të përfshirë në aktivitete kriminale në më shumë se një shtet, importonin nga jashtë, mbanin dhe transportonin në Itali një sasi të konsiderueshme prej 3.5 kilogramësh heroinë “të pastër”, e llojit të quajtur “banana”, që vinte nga Shqipëria dhe ishte destinuar për përpunim dhe shitje në Itali.

Në veçanti, falë ndërmjetësimit të Gerti Aliut, i cili nga Shqipëria lidhej me trafikantin shqiptar Redi Tusha dhe vendoste me të kohën dhe mënyrën e dërgimit të drogës në Itali, bazuar në të dhënat e ofruara përmes telefonit nga Leonard Shakaj, i cili ndërmjetësonte komunikimet me korrierin, Erigels Presi, Genci Telollari dhe Massimiliano Fiore binin dakord për dorëzimin në Fasano, ku lënda narkotike, e transportuar fizikisht nga Arsen Leskaj, fshihej në automjetin Fiat Iveco Eurocargo me targa shqiptare AA268AN, që ai drejtonte.”

Publikuar nga Publik Media