E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Antimafia italiane nxorri zbuluar Dumanin
Lajme

Berisha: Antimafia italiane nxorri zbuluar Dumanin

SHBA damkë Ramës për kartelet e drogës.

Sali Berisha reagoi pas kërkesës së SHBA-së  drejtuar autoriteteve shqiptare për të luftuar kartelet e drogës në  vendin tonë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se këto  kartele udhëhiqen nga kryeministri Rama me mbështetjen edhe të vëllait të tij Olsi Rama dhe implikimin edhe të Taulant Ballës e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Akuza Berisha hodhi edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani dhe gjyqtares Irena Gjoka se janë pjesë e kartelit të Troplinëve.

Pas kërkesës së Prokurores së Përgjithshme të SHBA, Pam Bondi, e cila fliste për kartele droge në Shqipëri, Berisha i bëri thirrje presidentit  të SHBA, Donald Trump të shpallë kartelet Shqiptare si organizata terroriste.

Berisha denoncoi edhe censurimin e deklaratave të prokurores së SHBA, Bondi, nga ato që i cilëson si mediat qeveritare të lidhura me krimin.

Sipas Berishës, kartelet e drogës në Shqipëri janë vendimmarrësit më të fuqishëm në qeveri e Parlament dhe ato që diktuan me dhunë rezultatin zgjedhore ne farsën elektorale të 11 majit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.