Një aksident i rëndë automobilistik në Gjermani, ka lënë të vdekur tre shqiptarë dhe disa të tjerë të plagosur rënë, jashtë rrezikut për jetën.Sipas mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, teksa shqiptarët ishin duke u kthyer në banesën e tyre nga një festë familjare.
Viktimat, një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç, si dhe gjashtë të tjerët që mbetën të plagosur, të moshës midis 20 dhe 66 vjeç, ishin duke udhëtuar me një minibus.
Shoferi i minibusit një 22-vjeçar mësohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke u rrokullisur disa herë. BILD shkruan se autoritetet nuk kanë konstatuar që i riu të ishte nën efektin e lëndëve narkotike apo alkoolit, por hetimet vijojnë ende.