Pasi siguroi përgjimet e aplikacionit të koduar Sky ECC, SPAK po bashkëpunon me autoritetet e hollandeze që të ketë në duar përgjimet e aplikacionit MATRIX që u zbërthye disa muaj më parë. Në kuadër të disa hetimeve të rëndësishme që po zhvillon prokuroria e posacme ka vlerësuar edhe marrjen e të dhënave të Matrix. Ndaj përmes disa letërporosive janë kërkuar komunikimet në Matrix të disa prej subjekteve që SPAK ka nën hetim dhe kryesisht bëhet fjalë për eksponentë të krimit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Njëherazi, prokuroria ka kërkuar nga autoritetet holandeze që t’iu vënë në dispozicion vendimet që lidhen me vlefshmërinë dhe përdorshmërinë e të dhënave të përfituara nga aplikacioni i koduar Matrix.
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se janë dërguar disa letërporosi dhe krahas përgjimeve në Sky ECC ndaj njerëzve të botës së krimit si provë në proces do të përdoren në të ardhmen edhe të dhënat e aplikacionit Matrix.
Matrix ishte një platform e koduar e cila u përdorur gjerësisht nga personazhet e botës së krimit, që organizonin trafikun e drogës, pastronin para apo urdhëronin atentate mafioze. Që kur platforma e zbërthye, autoritetet e huaja pranuan se ishte përdorur edhe nga shqiptarët. Për herë të parë, Matrix u zbulua në celularin e një të dënuari për vrasjen e një gazetari holandez në 2021.
Europoli theksoi se Matrix është një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët./CNA