Tragjedi në Pogradec: 20-vjeçari Guido Dervishllari i jep fund jetës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Rrëmenj në Pogradec këtë të premte, ku një i ri vetëm 20 vjeç, Guido Dervishllari, i ka dhënë fund jetës.
Guido, i njohur si një djalë i qeshur dhe i talentuar në artin e fotografisë, u gjet i vetëvarur në kodrat pranë fshatit rreth orës 14:40. Ishin banorët e zonës ata që zbuluan trupin dhe njoftuan menjëherë familjen dhe autoritetet.
Puna e tij si fotograf dhe energjia pozitive që përçonte, e kishin bërë të dashur në rrethin e miqve dhe të njohurve. Dhimbja e tyre është derdhur sot në rrjetet sociale përmes mesazheve prekëse që dëshmojnë për një djalë të ndjeshëm, të dashur dhe gjithmonë të buzëqeshur.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që e çuan këtë të ri drejt një vendimi kaq të dhimbshëm dhe tronditës. Shkaku mbetet ende i paqartë.
Pogradec/Informacion paraprak
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.