S-Systems “lavatriçja” e Edmond Lekës me tenderat e OSHEE

 

Në Tiranë, pastrimi i parave nuk ndodh më nëpër kasaforta të fshehura apo kamionë me para. Ai ndodh përmes tenderëve shtetërorë, kontratave publike të personalizuara dhe një strukture të ndërlikuar kompanish që veprojnë si një kartel financiar, nën hijen e qeverisë dhe në sytë e drejtësisë së heshtur.

Në qendër të kësaj skeme gjendet Edmond Leka, aksioneri kryesor i Union Bank, një nga institucionet më të përfolura për pastrim të parave në Shqipëri. Një kompani e lidhur me të, S-Systems, ka monopolizuar shërbimin e mirëmbajtjes së sistemeve të fiskalizimit dhe të dhënave në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), duke fituar pa konkurrencë tenderë publikë me vlera miliona euro që nga viti 2018.

Një skemë pa konkurrentë, me kontrata të përshtatura

Tenderi më i fundit, me një vlerë prej 500 mijë euro, është lidhur më 29 maj 2025 për një periudhë 3-vjeçare, dhe i është dhënë sërish S-Systems për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit dhe integrimin ndërmjet sistemeve të OSHEE.

Tenderi i fundit me vlerë 500 mijë euro, për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit si dhe integrimi ndërmjet sistemeve të OSHEE për një periudhë 3 vjecare, është finalizuar në 29 maj 2025. Kompania S-Systems, me administratore Holta Orgocka, është themeluar në mars të vitit 2007 dhe është në pronësi të kompanive Arch Investor dhe UNION GRUP, me aksioner kryesor shtetasin Edmond Leka, një personazh i skeduar për pastrim masiv parash.

Përmes Arch Investor dhe Union Grup, Edmond Leka kontrollon një kartel kompanish, disa nga të cilat dalin në dosjet e SPAK-ut në skemat e pastrimit të parave. Në krye qëndrojnë Union Bank dhe Wester Union Albania, lavatriçet më të famshme të pastrimit të parave në Shqipëri, mbështetur edhe nga Wester Union.

Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Banka e Shqipërisë dhe asgjencitë partnere të zbatimit të ligjit kanë konstatuar me mijëra tranferta të dyshimta dhe me flamur të kuq nga Union Banka dhe Wester Union, por deri më sot, çuditërisht, i kanë shpëtuar veprimit të ligjit.

Union Bank është e ndërlidhur në raport pronësie, lëvizje parash dhe si kartel me Wester Union, Union Grup, Union Financiar, Media Union, Union Travel etj.

Pjesë e kartelit janë United Motors, United Transport, Albanian Cargo Service, Albanian Courier, Auto Master, Media Union, PLUS COMMUNICATION, Arch Investor, UNI-COM, Pluton Investor, S-SYSTEMS, Sesa, UNI-CONS, Geo Consulting, UNION DISTRIBUCION SERVIS ALBANIA, Paylink, Auto City, Arch Investor, E – BUSINESS SOLUTIONS, A S L- Construction 2, Automobile Touring Club Albania, Kato Vora Albania, Sicily By Car – Autoeuropa etj.

Kompania S-Systems, e themeluar në mars 2007 dhe drejtuar nga Holta Orgocka, është në pronësi të Arch Investor dhe Union Grup, ku aksionar kryesor figuron Edmond Leka. Të gjitha këto kompani janë pjesë e një strukture financiare të ndërlidhur që operon si një kartel i pastrimit të parave, me vektorë që çojnë në media, turizëm, transport, teknologji, e deri tek financa formale.

Një kartel i heshtur: Qindra transferta, zero përgjegjësi

Union Bank, së bashku me Wester Union Albania, janë përmendur në raporte zyrtare të OSBE-së, në dosje të SPAK, dhe në hetime të ndërkombëtarëve si struktura që kanë lehtësuar pastrimin e qindra milionë eurove nga politikanë, oligarkë dhe grupe kriminale. Megjithëse janë identifikuar me mijëra transferta me flamur të kuq, bankat dhe kompanitë e Lekës kanë qenë sistematikisht të paprekura nga drejtësia shqiptare.

Publikuar nga Publik Media