E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamëz/ Përplasi 5 kalimtarë dhe u arratis në pranga Përparim Bilja
Flash

Kamëz/ Përplasi 5 kalimtarë dhe u arratis në pranga Përparim Bilja

39-vjeçari që e ktheu rrugën në pistë gare

VIDEO

Një aksident i rëndë u regjistrua në rrugën “Halit Haxhija” në Kamëz, ku një automjet tip “Audi”, nën drejtimin e 39-vjeçarit Përparim Bilja, doli nga rruga dhe përplasi 5 këmbësorë. Fatmirësisht, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën pas trajtimit në spital.

Por shoferi, në vend që të ndihmonte të plagosurit, braktisi makinën në vendngjarje dhe u largua. Pas një operacioni të shpejtë të Policisë së Kamzës, në bashkëpunim me qarkullimin rrugor, Bilja u lokalizua dhe arrestua brenda 24 orësh.

Sipas Policisë, ai kishte kryer manovra të rrezikshme duke e kthyer rrugën në një pistë gare të improvizuar. Mjeti “Audi” u bllokua dhe ndaj të arrestuarit është marrë edhe masa plotësuese e heqjes së lejes së drejtimit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.