BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore!

Përfundon takimi në Gjenevë mes ministrave evropianë dhe delegacionit iranian

Ka përfunduar takimi mes ministrave evropianë të Jashtëm dhe një delegacioni iranian në Gjenevë, i cili u zhvillua si pjesë e përpjekjeve për të zbutur konfliktin mes Iranit dhe Izraelit.

be

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas përfundimit të takimit, zv/presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, tha se përshkallëzimi rajonal “nuk i sjell dobi askujt” dhe për këtë arsye “duhet të mbajmë diskutimet të hapura”.

Ajo shtoi se të dyja palët ranë dakord të diskutojnë çështjet bërthamore dhe “temat më të gjera”.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha se “qëndrimi ynë ishte i qartë, Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”.

Ai shtoi se ai dhe homologët e tij evropianë janë plot dëshirë për të vijuar diskutimet e vazhdueshme për negociatat me Iranin.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit që të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara,” tha Lammy, duke theksuar se “ky është një moment shumë i rrezikshëm” dhe është “jashtëzakonisht i rëndësishëm” që të mos ketë përshkallëzim rajonal të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.

Publikuar nga Publik Media