E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD Ndoj përplaset në GJKKO me Plarent Dervishajn
Lajme

Deputeti i PD Ndoj përplaset në GJKKO me Plarent Dervishajn

M’u drejto me emër mua! Ti kujto se ta fal…

Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, i zgjedhur deputet i PD nga lista e hapur e Durrësit në zgjedhjet e 11 Majit, dëshmoi sot në GJKKO në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai.

Pasi tregoi se të shtënat ndaj automjetit ku udhëtonte ai së bashku me shoferin Andi Maloku, i cili humbi jetën dhe Aleksandër Lahon (i njohur si Rrumi i Shijakut) zgjatën rreth 10 sekonda ndërsa ndaj tyre u shkrehën me dhjetëra plumba, Ndoji do të përballej direkt me Plaurent Dervishajn.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK e pyetën ish-prokurorin edhe për lidhjen e tij me ish-deputetin Halit Valteri.

 “E njoh si figurë publike,” tha Ndoja.

“Madje e përshëndeta edhe sot. Ka publikuar një video në Kuvend, ku sipas tij janë autorët e atentatit ndaj meje. Nuk e di a janë vërtet ata, nuk kam dijeni. Kam pyetur edhe Basir Meçen, babain e Julian Meçes që është i pandehur në këtë proces. I thashë: ‘A është e vërtetë kjo? Është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Ke një djalë merre dhe çoje jashtë Shqipërisë. Nëse është i lidhur me atë tjetrin, është thjesht ushtar.’”

Në këtë moment, ka ndërhyrë nga salla i pandehuri Plarent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “M’u drejto me emër mua!”

Debatet në sallën e gjyqit:

Arjan Ndoj: Në lidhje me dosjen e gjetura në makinën time kur jemi qëlluar, jam pyetur në SPAK. Janë materiale që i takonin një avokati, nuk kam lidhje unë me ato dosje.

Plaurent Dervishaj: Atentati yt është politik, the se ndoshta atentatin e kam marrë nga Erion Braçe, meqë po thua mos ndoshta ka qenë politike.

Arjan Ndoj: Në lidhje me ty më kanë ardhur shumë informacione, por nuk jam i bindur, nëse të kam një gjë borxh dhe ti e mendon se e kam borxh. Ti mendon se të kesh gisht tek atentati yt unë ta fal ty.

Julian Meçaj: Kur iu kanë ardhur letrat anonime për ngjarje keni qenë prokuror, pse nuk i keni dorëzuar letrat në prokurori?

Arjan Ndoj: Jo.

Prokurori: A mendoni se deklaratat e kryeministrit dhe zv. kryeministrit kanë ndikur në atentatin tuaj.

Arjan Ndoj: Nuk e di!

Avokati i Meçajt: Si e shlyeni borxhin që përmendët?

Julian Meçaj: Je nul në të gjithë veriun, ke prerë leshtë e trafikantëve. Të kam unë borxh si do ma shlyesh?

Plaurent Dervishaj: Ja më ke mua borxh si do ma shlyesh?

Arjan Ndoj: Më thuaj çfarë borxhi, të them si do e shlyej.

Plaurent Dervishaj: Herës tjetër na sillni një gjinekolog të na kontrollojë, jemi burra apo jo. Jashtë emrat nuk i përmend me emra, përmendi këtu në sallën e gjyqit. Në burg nuk jam pa emër unë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.