E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burg për 36-vjeçarin që përdh*noi vajzën e tij të mitur
Lajme

Burg për 36-vjeçarin që përdh*noi vajzën e tij të mitur

E mitura është abuzuar disa herë,sipas ekspertizës

Në seancën e sotme, babai i shtatë fëmijëve nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.

36-vjeçari

FIER-Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare.

Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit.

Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Ndërkohë në prononcimin e saj për mediat nêna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qënë sistematik ndërsa ka kërkuar dënim maksimal  për bashkëshortin e saj.

Ajo ka pohuar gjithashtu se nuk ka qënë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.