Alfred Qato më mori nga furra e bukës dhe më bëri pronar

Po mbahet sot seanca për dosjen “5D” në Gjykatën e Posaçme.

Muhamet Petriti ka dëshmuar në procesin hetimor të korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë së Tiranë përmes kompanisë famëkeqe “5D”, në pronësi të ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës të cilët ndodhen në burg.

Petriti tregoi skemën si Alfred Qato e bëri “pronar” të “Vas konstruksion”.

Unë kam një furrë buke në pronësi, herë pas here punoj aty. Kam 16 vite që punoj aty. Në vitin 2017-2018 me është ofruar një punë në “Vas konstruksion” si pronar. Alfred Qato më ofroi detyrën dhe më tha është kompani serioze. Ti s’do kesh përgjegjësi, se është një staf që punon aty. Unë i thashë “mirë, do ta bëj”.

M’u kërkua të hapja një numër llogarie për të tërhequr lekët që fitonte firma gjatë punëve të tyre. Lekët i merrja te banka dhe shkonin te arka e kompanisë. Alfred Qato nuk dija çfarë detyre kishte. Kur shitëm kompaninë 10 milionë lekë, lekët nuk kaluan në llogarinë time.

Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për dosjen “5D”, për të dëshmuar ishte Jona Bejko, e cila zbulohet në komunikime tek flet për një hotel që, sipas saj, pronar është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, apo sicc e quan ajo “Lali Eri”.

Jona Bejko: Jam inxhiniere.Kam qene e punsuar tek subjeti 5D. Llogarisja kostot e objekteve.Kam aplikuar online, jam marr ne telefon, pastaj interviste nga adminstratori i takon periudhes 2020. Paga mujore ka qene 60 mije lek te reja. I merrja ne bank, merrja edhe lek ne dore per oret shtese.

Redi Molla nuk e njoh personalisht. Nuk e kam pare asnjehere

Mariglen Qato nuk e njoh dhe as nuk e kam pare.

Kam pas mardhenie me Jonida Hoxhajt e cila ka qene shefe finance ne kompanie.E kam pasur shume shoqe.

Gjate komunikimeve qe kisha me Joniden ne i rederoheshim Redit Me emrin R. Dhe sa i takon Mariglen Qatos i thonin M.

Prokurori: Ne lidhje me hotelin qe thua  qe eshte pronar lali eri per ke e keni?

Bejko: Jane ne lidhje me faktin qe isha e pakenaqur me punen.Ne lidhje me hotelin po ndertohej ne durres.Në lidhje me fjalen qe them eshte pronari jone, i referohem Redi Mollen duke qene se ishte pronar trualli

Prokurori :Tek fjalia qe me thoni “Lali Eri pronari” kujt i referoni?

Eshte e shmetuar qe keni nxjerr kto biseda, nuk kam asnjelloj interesi te deshmoj.Kjo fjale me ka perndjekur. Behet fjale per Erjon Veliajt. Duke qene se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje ne bashki, kam dashur te them qe kjo qe mund te kete ardhuar nga influenca e kryetarit të bashkise.Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa ne kte hotel.

Nuk kam dijeni qe kompania te kete hotel ne dhermi apo ke gjere.

Sa i takon hotelit ne durrës, kam degjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam degjuar se ne ate prone po ndertohej hoteli.

Publikuar nga Publik Media