Shqiptarët mbahen të bllokuar në aeroportin e Beogradit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të martën në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ku disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd–Tiranë janë mbajtur të mbyllur në një autobus në pistën e aeroportit, në kushte të papërshtatshme.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pasagjerët duke bërtitur dhe kërkuar ndihmë nga autoritetet jashtë autobusit, ndërsa brenda mjetit kishte temperatura shumë të larta dhe mungonte ajrosja apo kondicioneri.

Deri në këtë moment, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet e aeroportit në Beograd lidhur me këtë incident, ndërsa nuk dihet ende nëse pasagjerët kanë marrë ndonjë trajtim mjekësor apo ndihmë nga autoritetet serbe.

Publikuar nga Publik Media