E shtunë, 21 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
UNESCO shkarkon  ambasadoren shqiptare  Besiana Kadare
Lajme

UNESCO shkarkon ambasadoren shqiptare Besiana Kadare

Një skandal diplomatik i paprecedentë ka shpërthyer në heshtje nga zyrat e UNESCO-s në Paris: Besiana Kadare, ambasadorja e Shqipërisë pranë këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar, është shkarkuar nga detyra pa asnjë sqarim zyrtar nga qeveria shqiptare.

Burime të besueshme konfirmojnë se ishte vetë UNESCO që e nxori jashtë Kadarenë, duke e shpallur të padëshiruar në mjediset e saj, për shkak të dështimeve të përsëritura në përfaqësimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në vend që të japë një reagim transparent, Ministria e Jashtme, nën urdhrat e “Minukut të korridoreve”  siç e quajnë ndryshe Edi Ramën për propagandën e integrimit imagjinar shkarkoi në heshtje Kadarenë, përmes një urdhri të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Por çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje?

UNESCO godet, Qeveria hesht!

Besiana Kadare, gjatë mandatit të saj, nuk ka mbrojtur asnjë nga zonat e mbrojtura shqiptare, përkundrazi, është kritikuar për heshtjen e saj në rastet më flagrante të shkatërrimit të trashëgimisë, si:

  • Rasti i Butrintit, i dhënë me koncesion të dyshimtë.
  • Liqeni i Pogradecit, i kërcënuar nga betonizimi dhe abuzimet e zyrtarëve lokalë.
  • Laguna e Nartës, e rrezikuar nga ndërtimet industriale.

Skualifikimi i Kadare-së nuk është një rast i izoluar  është një dënim ndërkombëtar ndaj mënyrës se si Shqipëria trajton trashëgiminë e saj dhe demokracinë.

BE-ja në dyshim, Shqipëria pa zë

Ndërsa qeveria flet për “hapje kapitujsh me BE-në”, realiteti është krejt tjetër: besueshmëria e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare është në pikën më të ulët historike.

Në vend të transparencës, qeveria mbulon gjithçka me propagandë dhe lajme false nga Thethi apo nga skandalet e showbiz-it.

UNESCO i dha goditjen më të madhe kësaj qeverie, por njëkohësisht dha edhe një sinjal për të gjithë shqiptarët:

Demokracia nuk mbahet me propagandë dhe emërime klienteliste, por me përfaqësim dinjitoz dhe mbrojtje të vlerave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.