E hënë, 9 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Të shtëna me armë në klubin “Lolipop” në Green Coast
Flash

Të shtëna me armë në klubin “Lolipop” në Green Coast

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në resortin luksoz Green Coast, ku raportohet për të shtëna me armë zjarri brenda ambienteve të klubit të natës “Lolipop”.

Sipas burimeve të para, incidenti ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga të shtënat ka persona të plagosur, ndërkohë që paniku ka përfshirë të pranishmit në lokal.

Forcat e Policisë së Shtetit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar. Zona është e rrethuar, ndërsa hyrja dhe dalja nga resorti është kufizuar për verifikime.

Ngjarja ndodh në një prej resorteve më të shtrenjta dhe të frekuentuara gjatë sezonit veror nga personazhe VIP dhe turistë të huaj, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë në jug të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.