FOTO/ Agimi Tarja dhunoi për çadrat e plazhit në Ksamil Pashajn
Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Ksamilit, ku pronarë biznesesh janë përfshirë në një përplasje fizike për shkak të kontrollit mbi hapësirat bregdetare. Ngjarja, e cila ka ndodhur në sy të pushuesve, është filmuar dhe publikuar nga portali “Saranda Web”.
VIDEO E SHERRIT
Në video shfaqet shtetasi Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, i cili pritet nga tre persona dhe më pas dhunohet brutalisht. Pas një debati të shkurtër verbal, njëri prej tyre e godet Pashajn me grusht në nofull, ndërsa tjetri i afrohet me një send të fortë dhe e qëllon disa herë. Skena e dhunshme përshkallëzohet me shkelma e grushte, duke tronditur pushuesit e pranishëm.
Pas ndërhyrjes së Policisë së Sarandës, është bërë arrestimi i autorit kryesor të dyshuar, shtetasit Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”, si dhe dy personave të tjerë. Një i katërt është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur (17 vjeç).
Burime nga vendngjarja sqarojnë se shkaku kryesor i konfliktit ka qenë përplasja për hapësirën e plazhit përballë hotelit të Albert Pashajt. Mesa duket, kjo nuk është hera e parë që palët përplasen fizikisht, pasi një incident i ngjashëm mes tyre është regjistruar edhe rreth një muaj më parë.
Mosmarrëveshjet për vijën bregdetare dhe hapësirat publike në jug të vendit po kthehen në një problem alarmant, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik. Ndërhyrja e autoriteteve duket se vjen gjithmonë pas faktit dhe vetëm në raste flagrante, ndërkohë që grabitja dhe betonizimi i bregdetit vazhdon nën sytë e shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



