E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vojo i Tërmet Peçit, privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos
Flash

Vojo i Tërmet Peçit, privatizon bazën ushtarake të Porto Palermos

Më heret Publik.al kishte raportuar se ishte zaptuar plazhi  Porto Palermos nga vëllai i deputetit të PS-se Vojo Peçi.

Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Por sot  fotot tregojnë se plazhi i virgjër është kthyer  në biznes privat.

Një tjetër skandal i përmasave të rënda është zbuluar në jug të Shqipërisë, në zonën e mbrojtur të Porto Palermos, aty ku vetëm pak javë më parë u denoncua bllokimi i rrugës për në plazh me një portë hekuri, e vendosur në mënyrë të paligjshme.

Tashmë është zbuluar edhe autori i kësaj ndërhyrjeje flagrante: bëhet fjalë për Vojo Peçin, ish-shefin e Komisariatit të Policisë në Kuçovë dhe vëllai i Tërmet Peçit, ish-kryebashkiak i Tepelenës dhe së shpejti deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas burimeve dhe denoncimeve të mbërritura në redaksinë tonë, Vojo Peçi ka ndërtuar një lokal në dalje të tuneleve të bazës ushtarake të Porto Palermos, ndërsa zona është e mbuluar me çadra dhe shezlongë duke i kthyer plazhet e virgjëra në pronë private për përfitim ekonomik.

Vojo Peçi e ka ndërtuar. Po ta shikosh me vëmendje, kanë vendosur dhe disa çadra dhe shezlongë. Është gjiri i Porto Palermos dhe ai vend atje ka qenë plazh i virgjër. Është i njëjti rast që keni denoncuar disa kohë më parë. Vojo është vëllai i Tërmetit,” – thuhet në denoncim.

Por skandali thellohet më tej. Sipas qytetarëve që kanë frekuentuar këtë zonë, ndërhyrjet kanë ndodhur pikërisht mbi bazën ushtarake, në një zonë të mbrojtur, ku çdo aktivitet ndërtimor apo komercial është i ndaluar me ligj. Pavarësisht kësaj, autoritetet kanë zgjedhur të heshtin.

“Doja t’ia sillja në vëmendje kryeministrit këtë katastrofë që ndodh në një zonë të mbrojtur dhe ushtarake. Si ka mundësi gjithë ky tolerim për këta horra?” – pyet denoncuesi.

Nëse për qytetarët e zakonshëm Policia dhe IKMT ushtrojnë dhunë dhe gjoba për një tarracë me karrige, për njerëzit me pushtet ose lidhje politike, zona të tëra bregdetare kthehen në pronë të privatizuar me porta hekuri dhe shërbime plazhi, nën sytë e mbyllur të shtetit.

Ky rast është një shembull flagrant i kapjes së territorit publik nga rrjeti klientelist që lidh pushtetin politik me strukturat lokale të sigurisë. Vojo Peçi, falë lidhjeve me të vëllain që rikthehet si deputet në shtator, ka zaptuar një nga zonat më të virgjëra të jugut dhe e ka kthyer në biznes familjar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.