E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Xhaxha e nip bien në pranga me 1.3 kg kokainë
Lajme

Tiranë/ Xhaxha e nip bien në pranga me 1.3 kg kokainë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, dyshohet se janë xhaxha e nip, të cilët siguronin lëndë narkotike kokainë në sasi dhe më pas ia shisnin shtetasve të tjerë në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.

Policia njofton se gjatë aksionit, janë sekuestruar 1 kg e 300 gramë lëndë narkotike kokainë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas do të shisnin një sasi lënde narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ëhite Pack”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. D., 58 vjeç, i dënuar më parë për krime ndaj jetës dhe K. D., 26 vjeç, familjarë me njëri-tjetrin.

Këta shtetas, në rrugën “Myslym Keta”, u kapën në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën do t’ua shisnin personave të tjerë për ndarje në doza dhe shitjen e saj në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesat e tyre, u gjetën në total 1 kg e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.